PDK-ja mbështeti mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se kjo parti do ta mbështesë mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, të nisur nga LDK-ja.

Ai ka thënë në konferencë për media se “kryeministri Albin Kurti iku nga përgjegjësitë dhe ia vulosi vetes fatin politik”.

“Kjo ikje, në formë të tillë, është e padenjë. Sepse, nuk iket kur duhet të luftosh për popullin tënd. Por, si duket, ikja është puna që ky Kryeministër di ta bëjë më së miri. Pra, nuk mund të kishte një fund tjetër një Qeveri dhe një Kryeministër, që për një kohë kaq të shkurtër e rrezikuan skajshmërisht aleancën më jetike për Kosovën, që dështuan të ofrojnë një program zhvillimi për pritjet e qytetarëve dhe që krijuan aq shumë kundërthënie brenda vetes për një periudhë të shkurtër”, tha Veseli.

LEXO: LDK dorëzoi në Kuvend iniciativën për rrëzimin e Qeverisë VV-LDK

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button