Site icon PORTALB

Tirana thyen urdhrat, del në stërvitje duke rrezikuar jetën e lojtarëve (VIDEO)

Shqipëria është në izolim total për shkak të Koronavirusit dhe janë anuluar të gjitha aktivitetet sportive apo grumbullimet, transmeton TopChannel.

Qeveria shqiptare madje ka anuluar edhe daljet dyshe për shkak të frikës së përhapjes së virusit dhe ka vendosur disa fasha orari kur lejohen daljet.

Këtyre rregullave duket se ekipi i Tiranës ka vendosur që mos t’u përgjigjet duke vendosur që të zhvillojë stërvitje edhe pse urdhrat e qeverisë dhe Federatës i ndalojnë.

Në disa foto dhe video të siguruara nga Top Channel, shikohet qartë që futbollistët e Tiranës janë duke kryer stërvitje, madje jo stërvitje e thjeshtë pasi aty vërehet edhe një përgatitës atletik.

 

Exit mobile version