Site icon PORTALB

LDK dorëzoi në Kuvend iniciativën për rrëzimin e Qeverisë VV-LDK

Albin Kurti

Albin Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se sot në fund të orarit të punës, ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime, transmeton RTK.

LDK nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se përkundër vendimit të kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij.

“Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version