Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut procedoi edhe hapin përfundimtar për anëtarësim në NATO, nënshkroi Instrumentin për anëtarësim në NATO, transmeton Portalb.mk.
“Qytetarë të nderuar, ky është akti i fundit politik me të cilin vendi ynë zyrtarisht hyn në Aleancën e NATO-s. Ia ka vlejtur investimi sepse brezave tanë të ardhshëm u mundësojmë stabilitet, siguri dhe prosperitet më të madh”, deklaroi Pendarovski.
Ai theksoi se me këtë dokument të nënshkruar, RMV-ja anëtarësohet në Marrëveshjen veriatlantike.
“Me 29 aleatë, tani e tutje, Maqedonia e Veriut është më e fortë dhe më e sigurt se kurrë. Urime atdhe”, tha Ministri i punëve të brendshme, Nikolla Dimitrov.
Ndryshe, Ambasadori spanjoll në SHBA, Santiago Kabanas, mbrëmë në Stejt Departament është takuar me zëvendëssekretarin shtetëror Filip Riker dhe e dorëzoi dokumentin origjinal të ratifikimit të Protokollit aderues për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Dokumenti këtë javë u votua në Senati dhe u nënshkrua nga mbreti i Spanjës Felipe i Gjashtë.