Site icon PORTALB

NASA do t’i mbyll dy qendra për shkak të koronavirusit

NASA

NASA do t’i mbyllë dy qendra të saj hapësinore, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Agjencia amerikane e hapësirës tha se do të pezullojë punën në objektin Michoud, në shtetin Nju Orllins, ku po ndërtohet Sistemi i Nisjes në Hapësirë, shkruan REL.

Qendra Stennis Space në Misisipi, ku po testohet përforcuesi i raketave, gjithashtu do të mbyllet përkohësisht.

Për rrjedhojë, këta hapa mund të shtyjnë misionin e NASA-s për të dërguar astronautë në Hënë, në vitin 2024.

Shtetet e Bashkuara kanë mbi 14,000 njerëz të infektuar me koronavirus, përfshirë edhe një rast të ditur në Qendrën Stennis Space në NASA.

Në SHBA, 250 pacientë kanë humbur jetën nga sëmundja.

LEXO: Trump anuloi samitin e G7-ës

LEXO: Numri i të vdekurve nga Covid-19 në të gjithë botën tejkalon 10 mijë

 

Exit mobile version