Site icon PORTALB

Janë kapur 25 migrantë në një makinë në afërsi të Shën Nikollës

Refugjat, emigrantë, sirianë

Foto lilustrim

Gjatë një kontrolli rutine ndaj një makine në Shën Nikollë, pjesëtarët e MPB-së kanë hasur në 25 migrantë.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, një orë pas mesnate në afërsitë fshatit Preod, të Shën Nikollës, pjesëtarët e policisë kanë ndaluar një furgon të tipit “Opel Vivaro” me targa të Shkupit, të drejtuar nga E.A. 24 vjeç nga Shkupi.

Pas kontrollit janë hasur 25 migrantë nga Afganistani dhe Pakistani. Të gjithë janë ndaluar dhe dërguar në Stacion policor të Shën Nikollës për procedurë të mëtejme.

Exit mobile version