Site icon PORTALB

Universiteti i Shkupit shpall Davutoglun doktor nderi

Ahmet Davutoglu

Ahmet Davutoglu

Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” gjatë ditës së sotme në një seancë solemne të Senatit të Universitetit do t’ia ndajë titullin doktor nderi (doctor honoris causa) ministrit të jashtëm të Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu.  

Shefi i diplomacisë së Turqisë në mbrëmje do të ketë takim edhe me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.  

Ai do të qëndrojë edhe gjatë ditës së nesërme në Shkup ku do të takohet me kryeministrin Gruevski, kryetarin e Kuvendit Veljanovski dhe ministrin e punëve të jashtme Poposki.  

Ahmet Davutoglu është doktor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe ish profesor universitar./Portalb

Exit mobile version