Site icon PORTALB

Gjermania do t’i mobilizojë rezervistët ushtarakë për luftë kundër koronavirusit

Anegret Kramp Karrenbauer

Gjermania do t’i mobilizojë rezervistët ushtarakë për luftë kundër përhapjes së koronavirusit, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Anegret Kramp-Karenbauer, njofton MIA.

“Rreth 2.300 rezervistë ushtarakë dhe 900 ‘rezervistë sanitarë’ tashmë i janë përgjigjur thirrjes së parë të dërguar javën e kaluar”, deklaroi Kramp-Karenbauer, duke shtuar se do të dërgohen më shumë thirrje.

Gjermania ka rreth 75.000 rezervistë ushtarakë.

Në Gjermani, 10.999 persona janë infektuar me virusin e ri Kovid-19, ndërsa 20 kanë humbur jetën.

Kancelarja Angela Merkel dje deklaroi se pandemia e këtij virusi është sfida më e madhe për Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore

Exit mobile version