RMV, Instituti për Shëndet Publik: ka reagensa të mjaftueshëm, pa panik

Laboratori për virusologji në Institutin për Shëndet Publik të Maqedonisë së Veriut, është laboratori ynë i vetëm referues nacional dhe laborator i akredituar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për detektim të viruseve te frymëmarrjes, përfshirë edhe virusin e ri SARS-CoV-2 (shkatarin e COVID-19). Reagensa ka dhe do të ketë, për këtë nuk ka nevojë për shqetësim te qytetarët, porositi në konferencën e sotshme për media Shaban Memeti, drejtori i Institutit për Shëndet Publik, i cili informoi për masat e ndërmarra, transmeton Portalb.mk.

Ai deklaroi se ISHP deri më tani ka bërë 258 teste për COVID 19 dhe informoi edhe për masat edukative që janë ndërmarrë, ndërsa porositi se epidemiologët e ISHP janë në dispozicion për konsultime 24 orë në numrat e telefonit që janë publikuar nga mediat:

  • QSHP Manastir 071/261-330
    • QSHP Veles 071/219-278
    • NR Gjevgjeli 078/545-444
    • QSHP Koçan 071/373913
    • QSHP Kumanovë 070/215-851
    • QSHP Ohër 070/723-029
    • QSHP Prilep076/475-747
    • QSHP Shkup 071/289-614
    • QSHP Strumicë072/235-543
    • QSHP Tetovë 075/240-464
    • NR Gostivar 076/365-161
    • QSHP Shtip 078/365-613
    • ISHP Shkup 078/387-194
    • SHSH Alo doktor 02/15-123

“Po përgatitet edhe bazë e të dhënave e të gjitha rasteve pozitive në shtet, me të gjitha kontaktet gjeografike, demografike dhe laboratorike mes personave pozitiv dhe vendi i trajtimit të tyre, me të cilin do të bëhet pasqyrë e gjendjes momentale”, deklaroi Memeti.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga data 18 mars 2020 dhe do të zgjatë 30 ditë. Kurse të infektuar në vend deri në këto momente ka 48 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button