Site icon PORTALB

Viktima e dytë në Shqipëri: Ndërroi jetë një pacient 66-vjeçar

Koronavirusi

Coronavirus (fotografi ilustruese, burimi: CDC)

Është shënuar edhe viktima e dytë në Shqipëri nga Covid-19.

Viktima është një 66 vjeçar ku sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësië kishte komplikacione të rënda, transmeton Top Channel.

Pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

Exit mobile version