Operatori i Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, TAV Macedonia ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në aeroportin pas ardhjes së udhëtarëve nga Brukseli, transmeton Portalb.mk.
Tashmë disa orë shumë udhëtarë janë të izoluar në hapësirat e aeroportit, derisa janë duke u pritur rezultatet për disa bashkudhëtarë tek të cilët janë shfaqur simptomat e virusit korona.
Këtë gjendje si duket nuk ka arritur ta menaxhon vazhdimisht edhe TAV Macedonia, sa i përket higjienës, prandaj sqaroi gjendjen e krijuar në hapësirat e saja.
“Një numër i udhëtarëve në mbrëmje mbahen të izoluar në një pjesë të Aeroportit, dhe për shkak rritjes së përdorimit në atë toalet, sapuni në një moment është harxhuar, por menjëherë është mbushur nga ana e të punësuarve tanë”, sqarojnë nga TAV.
Ata sqarojnë se hapësirat e aerodromit dezinfektohen tri herë në ditë, si dhe janë vendosur më shumë kënde për dezinfektimin e duarve, ndërsa tualetet vazhdimisht pastrohen.
“E kuptojmë ndjeshmërinë e temës, prandaj bëjmë gjithçka që është në përgjegjësinë tonë me qëllim që udhëtarët të ndjehen të sigurt”, deklarojnë nga TAV, duke kërkuar nga mediumet që të informojnë korrekt.
TAV Macedonia informoi gjithashtu se deri të mërkurën në ora 23:59 do të punon Aeroporti, pastaj do të mbyllet në përputhje me rekomandimet e Qeverisë.
Sot ka reaguar partia opozitare, VMRO-DPMNE duke theksuar se aeroporti është dashur të jetë tashmë i mbyllur.
“Qeveria është joserioze. Aeroporti në Shkup nuk është i mbyllur sepse kanë harruar ta dërgojnë vendimin në gazetën zyrtare”, reaguan pasdite nga VMRO-DMPNE.
Ndryshe, qytetarët që erdhën sot pasdite në Shkup nga Brukseli, do të testohen në lidhje me virusin korona. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe sqaroi se do të testohen vetëm udhëtarët që kanë simptome, ndërsa bashkudhëtarët tjerë do të presin të izoluar në Aeroport derisa të dalin rezultatet e udhëtarëve të dyshuar.
- LEXO: Priten rezultatet e testimit të udhëtarëve që erdhën nga Brukseli në Shkup
- LEXO: Virusi korona, Zyrtare: 5 qytetarë tjerë me virusin korona, 4 prej tyre punonjës mjekësor nga Dibra
- LEXO: Kryetari i Dibrës: Kërkojmë nga Qeveria që në ditët në vijim të dërgojë mjekë
- LEXO: FSSh ka marrë masa për parandalimin e përhapjes dhe zhdukjes së virusit korona
- LEXO: Virusi korona, Komuna e Gostivarit ka formuar ekip mobil për të ndihmuar qytetarët në nevojë
- LEXO: Spasovski: Do të dënohen ata që do të vijnë nga jashtë, e nuk do të vetëizolohen
- LEXO: Nuk ka persona të ri të testuar për virusin korona: Pacientja e parë është lëshuar në mjekim shtëpiak
- LEXO: Virusi korona, në Presidencën e RMV-së sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit
- LEXO: Virusi korona në RMV, këto janë vendimet e Qendrës për menaxhim me kriza
- LEXO: Policia dhe inspektorët e tregut i kanë mbyllur 7 kafene në Çair: Kanë punuar, pavarësisht ndalesës nga Qeveria
- LEXO: Virusi korona, Komuna e Butelit ka formuar ekip për ta ndihmuar kategorinë e ndjeshme të qytetarëve
- LEXO: Virusi korona, Këshilli i Sigurimit vendosi të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend (VIDEO)