Site icon PORTALB

Virusi korona, Komuna e Tetovës me masa të reja: Do të mbyllen të gjitha tregjet (VIDEO)

Komuna e Tetovës.

Komuna e Tetovës.

Në mbledhjen e dytë të shtabit për menaxhim me kriza të Komunës së Tetovës u vendos që të ashpërsohen masat për parandalimin e virusit korona në territorin e kësaj komune, ky shtab përbëhet prej të gjitha institucioneve që funksionojnë në kuadër të Komunës së Tetovës, njofton Portalb.mk.

Këto janë masat për parandalimin e virusit korona, të cilat i njoftoi sot kryetarja Arifi përmes një video incizimi të publikuar në rrjetin social, fejsbuk.

Ndryshe, një javë më herët në mbledhjen e parë u ndërmorën masat e para nga Komuna e Tetovës për parandalimin e virusit korona kurse sot këto masa dukshëm janë ashpërsuar. Informojmë që deri në këto momente zyrtarisht në territorin e Komunës së Tetovës nuk ka persona të prekur nga virusi korona. Kurse në nivel shtetëror, numri i të prekurve nga virusi korona ka arritur në 26, edhe atë 20 nga Dibra kurse 6 nga Shkupi.

Exit mobile version