Site icon PORTALB

Iran, u rrit në 988 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Flamuri i Iranit

Flamuri i Iranit

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran është rritur në 988, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë vdekur 135 persona, duke e rritur në 988 numrin e të vdekurve nga koronavirusi.

Ai vuri në dukje se me shtimin e 1.178 rasteve të reja numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 16.169 ndërsa 5.389 persona janë liruar nga spitali pas përfundimit të trajtimit të tyre.

Covid-19 për herë të parë në Iran u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas u përphap në të gjitha rajonet e vendit.

Exit mobile version