Këshilla të shkurta të dobishme për raportim lidhur me koronavirusin

Duke e pasur parasysh rolin e gazetarëve në informimin për koronavirusin, shoqatat vazhdimisht apelojnë për profesionalizëm gjatë raportimit, pa sensacionalizëm dhe pa përhapje të panikut.

“Okno.mk” publikoi këshilla të shkurta të dobishme për raportimin.

Secilën storje ndërtoje sikur publiku yt të mos ketë parë asgjë nga raportimi yt më parë. Kjo donë të thotë të mos supozohet që “atë tashme e dinë me siguri” ose “atë tashme e kanë dëgjuar me siguri”. Jo. Çdo artikull dhe tekst duhet të shkruhen pa çfarë do supozimi të këtij lloji – përkatësisht nga fillimi, si të jetë i pari. Mos kini frikë se do të përsëritni diçka apo se do të jeni më të gjatë. Në kohëra të zhvillimit të dje ngjarjeve të shpejta shikuesit, dëgjuesit, lexuesit janë mirënjohës nëse kanë sa më shumë informata. Ata që publikojnë onlajn gjithsesi mund të “përforcojnë” në sajdbare, linqe, bokse dhe vegla të ngjashme që i kanë në dispozicion për sqarime shtesë, për përkufizime, për tekste paraprake dhe ngjashëm.

Krijo “fjalor” për opinionin tënd dhe përkujtoje atë që në fillimin e shpesh edhe gjatë tekstit. Kjo do të thotë të përkufizohen disa fjalë të rëndësishme dhe ato përkufizime të përdoren secilën herë që ato përmenden në tekst për herë të parë dhe të përkujtohen, përkatësisht të kthehesh te ato nocione kohë pas kohe edhe gjatë tekstit. Mos e merrni për asgjë atë që publiku “di gjithçka”. Ata me onlajn raportim mund të krijojnë seksion të posaçëm për përkufizime të fjalëve dhe nocioneve të caktuara. “Asoshiejted pres” ka hartuar një pjesë të shkurtë tematike me përkufizime lidhur me koronavirusin.

Shkruaji titujt sikur ato të jenë gjëja e vetme që dikush do ta lexojë. Shumë është reale të pritni që dikush nga publiku ta dëgjojë, ta sheh dhe lexojë vetëm titullin. Kjo donë të thotë që titulli nuk duhet të jetë grackë, i paplotë, gjysmë I vërtetë dhe ngjashëm. Përkundrazi, tituli duhet të jetë i plotë, i saktë, i qartë, pa ekuivoke, përkatësisht i shkruar në mënyrë që nëse dikush e lexon vetëm titullin – prapë se prapë të jetë tërësisht dhe saktë i informuar. Së këtejmi, sikur edhe teksti, është shumë e rëndësishme edhe titujt (lajmërimet, forshpani) të jenë të shkruar për secilin shikues, lexues ose dëgjues. Kjo donë të thotë të jenë të qartë dhe të kuptueshëm dhe të mos supozojnë njohuri elementare paraprake, parainformim dhe ngjashëm. Ata gjithashtu nuk duhet të jenë të dedikuara vetëm për segment të caktuar të publikut.

Shmangi grackat e përdorimit të fjalëve se shpëtojnë jetë në titujt e teksteve. Kjo është shumë e rëndësishme të respektohet në kushte të pandemive. Shëndeti dhe jeta janë gjërat më të rëndësishme për të cilat mendojnë njerëzit në kushte të këtilla dhe së këtejmi nuk duhet të “luhet në atë letër” kur shkruhen titujt, veçanërisht duke pasur parasysh atë që ajo mund të jetë e vetmja gjë që njerëzit do ta lexojnë, dëgjojnë dhe shohin nga informata, pa i përkushtuar vëmendje kontekstit të rëndësishëm që pason.

Lexoni titullin edhe një herë për të kontrolluar mos vallë aludon në konkluzione të gabuara. Megjithëse ndoshta do t’u duket i shkruar në mënyrë të përkryer, sidoqoftë, para se ta publikojnë, edhe një herë kontrolloni titullin, lajmërimin, forshpanin të mos jetë i dykuptimtë, i paqartë dhe të mos lë rastësisht hapësirë për konkluzione të gabuara.

Përzgjidhni fotografi dhe ilustrime të tilla që shikuesit dhe lexuesit nuk do të mund ta lexojnë edhe legjendën, përkatësisht tekstin shtojcë. Këtu është e rëndësishme që fotografitë dhe ilustrimet të jenë të mëdha, të qarta, pa ekuivoke dhe të mos kenë sqarim të rëndësishëm të shkruar me germa. Njerëzit në kushte të këtilla dëshirojnë informim të shpejtë, të lehtë dhe të qartë për shkak të shqetësimit, madje edhe panikut, mund të mos jenë të aftë për sqarime shtesë ose detaje të këtij lloji. Gjithashtu, kini parasysh që shumë njerëz informohen nëpërmjet celularëve të tyre dhe shpesh nuk do të mund të përkushtojnë vëmendje ose t’i lexojnë pjesët e imta. Gjithashtu, shmangni fotografi gjenerike, të përgjithshme të cilat mund të krijojnë asociime të gabuara, si për shembull njerëz me maska, për shkak se maskat nuk mbrojnë nga virusi, kurse mund të imponojnë mendim që janë mbrojtje e mjaftueshme. Gjithsesi, përveç në kontekstin në të cilin duhet të paraqiten njerëzit me maska.

Shmangni fjalë të cilat masat parandaluese do t’i bëjnë të themeluara në frikë. Minimumi që duhet të përmbajë informimi juaj është informata, teza, kontekste të bazuara në frikë ose punë joracionale. Për shembull, në vend të “Të mbyllur për shkak të koronavirusit” mund të thuhet “Të mbyllur për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit”. Dallimi është i vogël, por domethënia është e madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button