Site icon PORTALB

1.5 milion teste për koronavirus u dërguan nga OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë

Organizata Botërore e Shëndetit ka dërguar pothuajse 1.5 milion teste të Covid-19 në 120 vende, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference, këtë të hënë.

“Ne po punojmë me kompani të ndryshme për të rritur disponueshmërinë e testeve për ata që kanë më shumë nevojë”, tha Tedros, transmeton Koha.mk.

“Mënyra më efektive për të parandaluar infeksionet dhe për të shpëtuar jetën është prishja e zinxhirëve të transmetimit, dhe për ta bërë atë që ju duhet të testoheni dhe të izoloheni. Nuk mund ta ndalojmë këtë pandemi nëse nuk e dimë kush është i infektuar. Ne kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha vendet: ekzaminime, ekzaminim”, tha Tedros.

Exit mobile version