Site icon PORTALB

Çfarë ndodh nëse ndërpritet interneti?

Laptop, internet

Foto ilustrim

Nga një tavolinë e lartë duke shikuar mbi qytetin e Adis Abeba, Markos Lemma shijon çdo ditë një pamje të pazakontë, shkruan PCWorld Albanian.

Themelues i qendrës së teknologjisë dhe inovacionit IceAddis, hapësira e tij e punës zakonisht është plot e përplot me sipërmarrës të rinj me një kafe ngjitur tavolinës së punës dhe me ëndrra të mëdha.

Por kur interneti ndërpritet, çdo gjë ndalohet. Të dhënat e përvetësuara nga BBC treguan se interneti ndërpritej qëllimisht mëse 200 herë në 33 vende të ndryshme.

Në Prill të 2019-ës, Policia Britanike e Transportit fiku Wi-Fi në rrjetin London Tube gjatë një proteste nga aktivistët e ndryshimeve klimaterike.

Gjatë 2019-ës:

“Një kontratë për zhvillim softueri na u anulua sepse nuk arritëm të përfundonim produktin në kohë për shkak të ndërprerjes së internetit. Ka pasur raste kur konsumatorët tonë ndërkombëtare mendonin se jemi duke i injoruar por nuk është në dorën tonë.”

Motoristët ndalojnë në vend që të dërgojnë ushqimin. Pa një lidhje në internet njerëzit nuk porositin dot në aplikacion thotë Markos.

“Ndërprerja e internetit ka pasoja direkte tek bizneset dhe njerëzit.

Shkëputja nga uebi
Nuk është thjeshtë Etiopia dhe impakti nuk është vetëm ekonomik. Një hulumtim i Access Now tregon se ndërprerjet kanë prekur miliona njerëz në mbarë botën në mënyra të ndryshme.

Qeveritë urdhërojnë ndërprerjen e internetit duke detyruar ISP që të bllokojnë dërgimin e sinjaleve e nganjëherë duke bllokuar aksesin në shërbime e faqe specifike.

Grupet e të drejtave të njeriut janë të shqetësuar se masat po bëhen një mjet represioni për qeveritë në mbarë botën.

Të dhënat e BBC sugjerojnë se ndërprerja është e lidhur ngushtë me oraret e protestave. Qeveritë thonë se ndërprerja bëhet për të ruajtur sigurinë publike dhe parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme.

Por kritikët thonë se ata ndërhyjnë në rrjedhjen e informacionit dhe rrëzojnë disidentët duke i nxjerrë offline.

Në 2016-ën Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se interneti është e drejtë njerëzore dhe arritja e një aksesi universal është një prej objektivave kryesor.

Në Gusht të 2019-ës kryeministri i Etiopisë deklarojë se interneti nuk është as ujë e as ajër dhe ndërprerjet do të mbeten për të ruajtur stabilitetin e vendit.

Markos Lemma shpreh zemërimin e tij në lidhje me këtë.

India në krye të listës së ndërprerjeve
Të dhënat e reja për 2019-ën tregojnë se India kishte numrin më të lartë të ndërprerjeve. Shërbimet e internetit mobil dhe broadband ndaloheshin në pjesë të ndryshme të vendit plot 121 herë ku 67% në zonën e Kashmirit.

Protestuesit në Sudan dhe Irak e gjetën vetveten pa internet dhe pa një mënyrë për tu organizuar sepse interneti u fik.

Impakti i secilit incident varet nga harta e ndërprerjes nga bllokimi lokal i medias sociale tek ndalimi i të gjithë trafikut të internetit.

“Throttling” është një tjetër formë “blackout-i” i vështirë për tu monitoruar dhe ndodh kur qeveria qëllimisht ngadalëson aksesin në shërbimet e internetit duke reduktuar një 4G të shpejtë në nivelin e 2G duke e bërë të pamundur ndarjen e videove ose transmetimeve live.

Kjo ka ndodhur në Maj të 2019-ës kur Presidenti i Taxhikistanit pranoi se shumica e rrjeteve sociale pësuan reduktim të shpejtësisë së aksesit përfshirë Facebook, Twitter dhe Instagram.

Disa vende si Rusia dhe Irani aktualisht po testojnë versionet e tyre të internetit duke u kyçur nga interneti global, një shenjë e rritjes së kontrollit të qeverive të tyre. /PCWorld Albanian

Exit mobile version