Site icon PORTALB

Qendra tregtare në Shkup do të punojnë me orar të shkurtuar

Qendrat kryesore tregtare në Shkup, për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë së virusit korona, kanë vendosur të reduktojnë orarin e punës, transmeton Portalb.mk.

Qendrat tregtare si City Mall, Ramstore Mall dhe Capital Mall kanë vendosur që të punojnë  me orar që fillon nga ora 11:00 dhe mbaron në ora 19:00.

Ky orar nuk vlen vetëm për shitoret si farmacitë dhe marketet që gjenden në këto qendra tregtare. Ato do të vazhdojnë të punojnë me orar të rregullt.

Exit mobile version