Site icon PORTALB

Biznesmeni Kolari, kandidat i RDK-së në Dibër

Ibrahim Kolari, biznesmeni shqiptar nga Dibra, i cili ka jetuar dhe vepruar me sukes në SHBA dhe tashmë po vijon aktivitetet e biznesit në Maqedoni ka paralajmëruar kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Dibrës

Ibrahim Kolari, biznesmeni shqiptar nga Dibra, i cili ka jetuar dhe vepruar me sukes në SHBA dhe tashmë po vijon aktivitetet e biznesit në Maqedoni ka paralajmëruar kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Dibrës. 

Portalb jozyrtarisht mëson se mbrëmë kryesia e RDK-së ka pasur një takim me biznesmenin, dhe sipas të gjitha gjasave Kolari do të jetë kandidat i kësaj partie.

Kolari në një intervistë për gazetën “Dielli” ka paralajmëruar se do të dal për kandidat për komunën e Dibrës në zgjedhjet e ardhshme lokale të marsit 2013. 

Biznesmeni i suksesshëm që është kthyer në vendlindje dhe ka hapur aktivitetin e biznesit, duke punësuar dhjetëra të rinj dibran, për t`i hequr nga bindja drejt emigrimit të largët, ka theksuar se do të jetë njeriu që do të ndryshojë Dibrën dhe do ta nxjerrë atë nga vrima e heshtjes dhe harresës dhe duke e rikthyer në një vatër të kulturës, ekonomisë dhe dijes.

Exit mobile version