Institucioni kulturor Filarmonia ka anuluar gjithë aktivitetet për shkak të rekomandimeve të Qeverisë për anulimin e tubimeve dhe ngjarjeve, transmeton Portalb.mk.
Ndryshimet në agjendën e Filarmonisë vijnë për shkak të shqetësimit për virusin korona në vendin tonë.
Filarmonia ka sqaruar se gjithë biletat e porositura nga qytetarët do të kthehen, duke vizituar edhe biletaren që punon ditët e punës nga ora 10 deri në ora 14.
“Mjetet për bileta që publiku ynë tashmë i ka blerë në biletari do t’u kthehen, ndërsa nëse biletat janë blerë onlajn, atëherë blerësit duhet të dërgojnë porosi elektronike në bileti@filharmonija.org.mk. Në të duhet ta citojnë numrin e dërgesës, datën dhe orën kur është bërë pagesa dhe mjetet do t’u rimbursohen nëpërmjet rrugës elektronike”, informojnë nga IK Filarmonia.