Site icon PORTALB

Dallimi ndërmjet virusit korona, gripit dhe ftohjes (INFOGRAFIK)

Teshtitje, dhimbje trupi, dhimbje fyti dhe hundë të zëna janë disa simptome që i kemi zakonisht kur jemi të ftohur. Jo të gjitha këto shenja i kemi edhe gjatë virusit korona dhe një gripi të zakonshëm, njofton Organizata Botërore e Shëndetit, transmeton Portalb.mk.

Virusi korona te një person manifestohet kryesisht me kollë të thatë dhe ethe, si dhe me dhimbje fyti, koke, trupi dhe rraskapitje me një intensitet më të vogël.

Personat e prekur nga virusi korona nuk karakterizohen me diarre, teshtitje dhe hundë të zëna, që zakonisht shfaqen gjatë ftohjes.

Te gripi i zakonshëm theksohet kollë e thatë, ethe, dhimbje koke, trupi dhe rraskapitje.

LEXO DHE Përgjigjet e profesionistëve: Cilat janë ngjashmëritë, e cilat dallimet midis COVID-19 dhe virusit të gripit?

Exit mobile version