Site icon PORTALB

Nuk anulohen zgjedhjet, Podujeva nesër voton

Zgjedhjet lokale në Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor,Valdete Daka, ka thënë se nesër do të mbahen zgjedhjet në Podujevë.

Ajo tha se për këtë është konsultuar me të gjitha institucionet relevante dhe ka kërkuar nga qytetarët që të zbatojnë ato rekomandime shëndetësore, njofton Klan Kosova.

 

 

“Në emër të KQZ-së kam komunikuar me të gjithë institucionet relevante, ISHPK-në, Presidencën përfaqësues të Qeverisë. Nga Instituti nuk ka ndryshim të rekomandimeve që na janë dërguar ditë më parë dhe ne do të vazhdojmë sipas planit operancional”.

“KQZ nuk është institucion shëndetësor. Ne mbështetemi në rekomandimet e tyre dhe nuk ka të bëjë me përgjegjësi tonë nëse ndodh diçka. Deri në momentin kur kemi ndonjë rekomandim tjetër nuk do të ndryshohet”.

“Rekomandimet që i kemi marrë nuk ka ndonjë ndryshim dhe s’është ngritur ndonjë çështje tjetër. I lus të gjithë ata që nesër do të jenë në qendrat e votimit t’i përmbahen udhëzimeve tona dhe të mos krijojnë tollovi. Ne i kemi marrë të gjitha masat parandaluese dhe do të jenë të gjitha ato që janë të nevojshme sipas Ministrisë së Shëndetësisë”.

Exit mobile version