Site icon PORTALB

Rezultatet e testimit për virusin korona te udhëtari që erdhi nga Gjermania janë negative

Vaksinim, foto ilustrim nga Portalb.mk

Vaksinim, foto ilustrim nga Portalb.mk

Në klinikën për sëmundje infektive dolën negativ rezultatet për virusin korona te një qytetar i cili me aeroplan arriti nga Gjermania, transmeton Portalb.mk.

Ministria e shëndetësisë raportoi se pas daljes së rezultateve, u liruan nga karantina e shkurtë në aeroport edhe udhëtarët që ishin afër tij gjatë udhëtimit.

Ministria raportoi se gjithsej tetë testimet e bëra në Klinikë kanë rezultuar negativ, ndërsa katër pacientët e prekur nga virusi korona në Dibër, sot do të sillen në Shkup.

Exit mobile version