Site icon PORTALB

Ministria e Shëndetësisë rikonfirmoi se në Kosovë nuk ka raste të virusit korona

Koronavirusi

Coronavirus (fotografi ilustruese, burimi: CDC)

Ministria e Shëndetësisë ka rikonfirmuar se në Kosovë, nuk ka raste të konfirmuara të virusit korona.

Përmes një komunikate, Ministria iu ka bërë thirrje mediave që të kenë në konsideratë për ndjeshmërinë e situatës dhe të marrin për bazë vetëm informacionet e dhëna nga institucionet zyrtare të Kosovës.

“Të gjitha rastet e dyshimta gjatë ditës së sotme, janë duke u testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Humane në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dhe janë duke u proceduar sikurse edhe rastet e ditëve të kaluara”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Kallxo.

Sipas kësaj komunikate, pas përfundimit të testimit, publiku do të njoftohet zyrtarisht për rezultate.

Exit mobile version