Site icon PORTALB

Ndërpriten fluturimet nga Kosova drejt Zvicrës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe anasjelltas

Aerporti Adem Jashari

Me vendim të Qeverisë së Kosovës janë ndërprerë përkohësisht fluturimet nga Kosova në drejtim të katër vendeve më të fuqishme evropiane: Zvicrës, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, ka njoftuar për këtë duke ju bërë thirrje udhëtarëve që për detajet tjera t’u drejtohen kompanive ajrore në të cilat kanë blerë bileta, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version