Site icon PORTALB

Serbia mbylli njërin kufi me Maqedoninë e Veriut

Vendkalimi kufitar "Tabanoc"

Vendkalimi kufitar "Tabanoc"

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut informoi se Qeveria e Serbisë ka vendosur nga nesër të mbyllet kufiri në Prohor Pçinski, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë qytetarët që Kalimi kufitar Prohor Pçinski prej nesër (12 mars, e enjte) nga ora 07:00 sipas rekomandimit të Qeverisë së Republikës së Serbisë në lidhje me Kovid-19 do të jetë i mbyllur për udhëtarët dhe veturat”, deklarojnë nga MPB-ja.

Për këtë arsye, gjithë udhëtarët e kalimit kufitar Pelince-Prohor Pçinski, do të zhvendosen në Kufirin e përbashkët Tabanoc-Preshevë.

Exit mobile version