Site icon PORTALB

Ja masat e Komunës së Tetovës për parandalimin e virusit korona

Komuna e Tetovës.

Komuna e Tetovës.

Përmes një statusi në rrjetin social Fejsbuk, nga Komuna e Tetovës informuan qytetarët për masat mbrojtëse të cilat do të ndërmerren për mbrojtjen e qytetarëve nga virusi korona. Disa nga ta janë dezinfektimi i objekteve të mbyllura, hapësirave publike, formimi i shtabit të emergjencës e kështu me radhë, njofton Portalb.mk.

Këto janë masat preventive për përhapjen e koronavirusit në territorin e Komunës së Tetovës, të cilat dolën si rezultat i takimit të sotëm të zyrtarëve të kësaj komune.

Ndryshe, edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje dolën me masa më të forcuara për mbrojtje nga ky virus. Pas shtatë personave të regjistruar me koronavirus, në RMV janë mbyllur kopshtet, shkollat, fakultetet, konviktet e studentëve, janë ndaluar ngjarjet masive dhe ndalimi i udhëtimit në shtetet me rrezik të lartë. Kurse sot, nga Ndërmarrja e Transportit Publik (NTP), njoftuan që për shkak të koronavirusit, është ulur numri i udhëtarëve në transportin publik dhe për këtë do të ulet numri i autobusëve që qarkullojnë nëpër Shkup me qëllim që, sipas tyre, të parandalohet shpërndarja e virusit.

Exit mobile version