Site icon PORTALB

ASh-ja ka disa propozime për parandalimin e shpërndarjes së koronavorisut

ASH - sektori për shëndetësi

ASH - sektori për shëndetësi, foto arkiv

Departamenti i Shëndetësisë i Aleancës për Shqiptarët thotë se më vëmendje e ka ndjekur dhe po e ndjek situatën e krijuar nga njëra anë dhe përgjigjen e autoriteteve qeveritare e sidomos atyre shëndetësore në aspekt të parandalimit, detektimit dhe ditëve të fundit edhe mjekimin e kësaj sëmundjeje ngjitëse, njofton Portalb.mk.

Në bashkëpunim edhe me ekspertët e fushës, Departamenti i Shëndetësisë ka konstatuar se në të gjitha këto segmente janë regjistruar lëshime, gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të rasteve të prekura nga virusi, 7 me ditën e djeshme.

Aleanca për Shqiptarët kërkon që ministri i shëndetësisë, Drejtoria për Menaxhim me Kriza, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor si dhe Komisioni për Sëmundje Infektive të ndërmarrin hapa konkrete, si:

Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi institucionale dhe morale nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe dhe i rekomandon atij që të del nga zona e rehatisë dhe t’i qaset me seriozitet më të lartë kësaj problematike. Njëkohësisht jemi të gatshëm që me të gjitha kapacitetet që posedojmë të ndihmojmë në tejkalimin e situatës, ndërsa nga qytetarët kërkojmë ta ruajnë qetësinë dhe të respektojnë maksimalisht rekomandimet dhe ndalesat nga organet kompetente të shtetit.

Exit mobile version