Site icon PORTALB

Vuçiç: Serbia do të ndalojë hyrjen nga zonat e rrezikuara

Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq, foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç paralajmëroi se për shkak të koronavirusit në Serbi përkohësisht do të ndalohet hyrja nga zonat në të cilat është i pranishëm numri i madh i të infektuarve nga Covid-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç për televizionin KCN tha se Serbia do të ndalojë hyrjen e personave nga zona të caktuara sikur veriu i Italisë, disa pjesë të Zvicrës, Koresë së Jugut dhe disa provinca të Kinës si dhe Iranit.

Duke folur për krizën me migrantët, Vuçiç tha se Serbia mund të mbrohet dhe mund në çdo moment të japë urdhër për mbylljen e kufijve.

 

Exit mobile version