Analizë e kandidaturave të LSDM-së: befasitë fshihen më poshtë në listat

Sipas listës që është përcaktuar në mbledhjen e Këshillit Qendror të LSDM-së, ndër kandidatët tjerë janë edhe dy nga deputetët që votuan për ndryshimet kushtetuese, kurse të cilët kanë qenë të zgjedhur nga lista e VMRO-DPMNEsë: Minov dhe Ramçilloviq, njofton, shkruan “360 shkallë“, njofton Portalb.mk.

Nikolla Dimitrov është emri i vetëm në krye të listave të LSDM-së, në krahasim me listat e partisë, tashmë, qeveritare nga zgjedhjet e kaluara – në vitin 2016. Katër bartësit e tjerë, të kandiduar nga LSDM-ja, janë në pozitat e njëjta sikur edhe në zgjedhjet e kaluara, para tre vjet e gjysmë: Oliver Spasovski në “dysh”, Ljupço Nikollovski në NJZ numër tre, Zoran Zaev në NJZ numër katër dhe Radmilla Sheqerinska në “pesën”.

Risi është edhe inkuadrimi i liderit të BESA-s, Bilall Kasami si bartës i listës së koalicionit të LSDM-së në njësinë zgjedhore numër gjashtë, për dallim nga zgjedhjet e kaluara kur bartës i listës partiake ishte kryetarit aktual të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Kasami edhe atëherë ishte bartës i listës në “gjashtën”, me dallimin që BESA atëherë garonte si subjekt i pavarur në zgjedhjet e para pas formimit të partisë.

Dimitrov këtë herë është në pozitën që në vitin 2016, në listat e LSDM-së, e kishte shefi i tanishëm i shtetit Stevo Pendarovski. Atëherë LSDM-ja, sipas numrit të mandateve të fituara, ka pasur rezultatin më të mire pikërisht në NJZ numër një, ndërkaq më së keqi kaloi në “treshin”.

Nga aspekti i emrave të ri në listat e kandidatëve, në pozitat e dyta radhitja është gjysmë-gjysmë. Për dallim nga Jagoda Shahpaska, Sonja Mirakovska (PRSD) dhe Jovan Mitrevski, koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, të cilët ishin deputetë edhe në këtë përbërje parlamentare, ndërsa tani janë në rang të dytë në NJZ tretë, katërt dhe pesë, në tre NJZ tjera ka kandidate të cilat deri më tani nuk ishin pjesë e pushtetit ligjvënës. Milla Carovska në “njësh” dhe Sanja Llukarevska në “dysh”, megjithatë janë ndër personat më të eksponuar, e para si ministre e deritanishme për Punë dhe Politikë Sociale, tani zëvendës kryetare e qeverisë, ndërsa e dyta si drejtoreshë e DAP-it. Carovska dhe Spasovski janë nënkryetarët e vetëm të LSDM-së të cilët janë pjesë e tandemeve të ashtuquajtur femëror-mashkullore në krye të listave.

„360 shkallë“ i publikoi listat e LSDM-së deri në vendin e 11., që u përcaktuan këtë pasdite në mbledhje të Këshillit Qendror. Sipas asaj liste, dy nënkryetarët tjerë të LSDM-së, Damjan Mançevski dhe Muhamed Zeqiri, janë renditur në vendin e tretë në NJZ numër një dhe NJZ dy. Në NJZ një janë lënë tre vende në “dhjetëshin” e parë për partnerët e koalicionit të LSDM-së. Njëri nga ata mbase është për lëvizjen BESA, kurse tjetri për Goran Misovskin nga PRSD-ja, nënkryetar i deritanishëm i Parlamentit. Kryetarja e Forumit të grave, Snezhana Kalevska Vançeva, është e renditur në pozitën 10, kurse pas saj është kryetari i RSDM-së, Darko Kaevski.

Lista e kandidatëve të LSDM-së për deputetë, foto: 360 gradë
Lista e kandidatëve të LSDM-së për deputetë, foto: 360 shkallë

Në listat e LSDM-së për zgjedhjet e ardhshme nuk ka befasi më të mëdha, duke e pasur parasysh faktin që një pjesë e madhe e emrave në gjysmën e parë të listave janë relativisht të panjohur për opinionin më të gjerë. Prapë se prapë, mund të theksohen disa përjashtime. Për shembull, është e papritur ajo që në 10 pozitat e para të listave nuk figuron ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe, i cili përmendej si bartës i mundshëm i listës. Përjashtim është edhe kandidatja e renditur e dyta në NJZ të gjashtë, Fanica Nikollovska nga Tetova, e cila është relativisht e panjohur në skenën politike, kurse e cila në këto zgjedhje, praktikisht, do të duhet të paraqitet në tandem me liderin e BESA-s, Bilall Kasami. Në NJZ numër dy, në vendin e tetë është kandiduar zëvendës-ministrja shtesë Sllavjanka Petrovska, e cila më parë ishte shefe e kabinetit të Spasovskit në MPB.

Ndoshta befasia më e madhe është pozita tani e lartë që e fitoi deputeti i deritanishëm i GROM Panço Minov në listën e LSDM-së në NJZ numër katër. Minov, i cili u bë deputet nga lista e VMRO-DPMNE-së, e lëshoi grupin e deputetëve të kësaj partie para se të votojë për shpalljen e ndryshimeve kushtetuese që rezultuan nga Marrëveshja e Prespës, kur e siguroi votën e vetme shtesë për dy të tretën e shumicës që nevojitej. Minov votoi edhe për Ligjin për prokurorinë publike, megjithëse siç publikuam atëherë, vota e tij ka qenë e pasigurt deri në momentin e fundit. Atëherë mbase është arritur marrëveshja për zgjedhjet e ardhshme Minov të veprojë si kandidat në pozitën e pestë në njësinë zgjedhore ku bartës është Zaevi.

Në listën e LSDM-së është edhe Zeqir Ramçilloviq, të cilin VMRO-DPMNE-ja e ka përjashtuar kur votoi për hapje të procedurës për miratim të ndryshimeve kushtetuese, së bashku me shtatë deputetë nga tabori i opozitës. Disa muaj më pare Ramçilloviq e braktisi grupin e pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe më pas u zgjodh për nënkryetar të Parlamentit. Ai është në vendin e 10 në NJZ numër tre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button