Site icon PORTALB

Trump e paditi CNN-in për deklarata “false dhe shpifëse”

Presidenti amerikan, Donald Trump/ Foto: Reuters

Ekipi për fushatën zgjedhore të Presidentit amerikan Donald Trump ka ngritur padi për shpifje ndaj kanalit televiziv CNN.

Bëhet fjalë për publikimin e disa deklaratave nga mediumit amerikan ku thuhet se ekipi i Trumpit është duke e kërkuar ndihmën e Rusisë për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2020, shkruan Foxnews, transmeton Top Channel.

“Në ankesë thuhet se CNN ishte në dijeni për deklarimin e rremë në kohën kur i publikoi deklaratat, por e bëri me qëllim të dëmtimit të fushatës zgjedhore kështu duke mashtruar lexuesit e saj në këtë proces”.

Exit mobile version