Site icon PORTALB

Palmer: Marrëveshja e Prespës dhe anëtarësia në BE dhe NATO janë procese të ndërthurura

I dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

I dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit janë çelësi i përparimit të Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe këto gjëra janë të ndërthurura si dhe mbështesin dhe e ndihmojnë njëri tjetrin, deklaroi Methju Palmer, përfaqësues special i ShBA-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor, në një intervistë për “Wall Street Journal”, njofton Portalb.mk.

-Nuk dua të parashikoj ase çka do të ishte politikë e VMRO-DPMNE-së, nëse ndërrohet pushteti në Maqedoninë e Veriut, por mund të tregoj se çka do të bëjnë Kombet e Bashkuara… Mbështetja jonë për Marrëveshjen e Ohrit dhe implementimin e saj do të vazhdojë, sikurse do të vazhdojë mbështetja për vendin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka thënë Palmer.

Ai ka theksuar se dëshiron që vendi të vazhdojë rrugën drejt NATOS-s, duke shprehur shpresë që Spanja gjatë javëve në vijim do ta përshpejtojë procedurën e ratifikimit TË Protokollit për anëtarësim të vendit në Aleancë.

Exit mobile version