Site icon PORTALB

Dizeli lirohet për 1.50 denarë, benzina mbetet me çmim të njëjtë

Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) zvogëlohet për 1.50 den/lit, ndërsa i vajit ekstra  të lehtë për amvisëri (VEL-1) për 2.00 den/lit.

Komisioni rregullator për energjetikë sot vendosi t’i ulë çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.47 për qind.

Me këtë, çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe i EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë, gjegjësisht mbesin të njëjta.

Kështu çmimi i EUROSUPER BS-95 arrin 80.50 den/lit, ndërsa i EUROSUPER BS-98 arrin 82.00 den/lit.

Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) zvogëlohet për 1.50 den/lit, ndërsa i vajit ekstra  të lehtë për amvisëri (VEL-1) për 2.00 den/lit.

Kështu çmimi i EURODIZEL (D-E V) do të arrijë 71.50 den/lit, ndërsa i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (VEL-1) do të arrijë 60.000 den/lit.

Çmimi i mazutit M-1 HS zvogëlohet për 0.519 den/kg. Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë periudhës së kaluar 14 ditore arrin 108.965 $/fuçi dhe është për 0.99 për qind më i ulët se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar (110.059 $/fuçi) pas të cilës u formuan çmimet rrjedhëse të derivatëve të naftës. /portalb/

Exit mobile version