Site icon PORTALB

Nigeri, janë vrarë 19 pjesëtarë të Boko Haram-it

Boko Haram

Boko Haram, foto arkiv

Gjatë operacioneve të ushtrisë nigeriane në verilindje të vendit janë vrarë 19 pjesëtarë të organizatës terroriste Boko Haram, raporton Anadolu Agency (AA).

Aminu Iliyasu, zëdhënës i ushtrisë nigeriane, deklaroi se operacionet antiterroriste janë kryer në rajonin Damboa në Borno.

Ai konfirmoi se janë vrarë 19 pjesëtarë të organizatës terroriste, ndërsa gjatë arratisjes shumë prej tyre u plagosën. Është konfiskuar sasi e madhe e municionit dhe armatimit.

Iliyasu tha se tre ushtarë kanë humbur jetën ndërsa katër të tjerë janë plagosur.

Boko Haram është një organizatë terroriste e themeluar në Nigeri në fillim të viteve 2000 nga ekstremisti Muhamed Yusuf për të luftuar të gjitha llojet e kulturës perëndimore, veçanërisht sistemin arsimor të Nigerisë.

Yusuf vdiq në burg në rrethana të paqarta në vitin 2009 ndërsa si rezultat i kësaj, Boko Haram intensifikoi aktivitetet terroriste dhe u bë një kërcënim terrorist global. Kjo organizatë aktualisht operon në Nigeri, Kamerun, Benin, Çad dhe Niger.

Exit mobile version