Nga data 9 mars, e hënë do të ri-nisë qarkullimin treni i udhëtarëve në relacion Shkup-Prishtinë dhe anasjelltas, njoftouan sot nga Hekurudhat RMV-së.
Treni nga Shkupi deri në kryeqytetin e Kosovës, u përball me një ndërprerje të qarkullimit nga shkaku i disa problemeve teknike, të cilat janë tejkaluar
Orari i trenave mbetet i njejti si më parë.
Nisja nga Shkupi do të jetë në ora 16:10, ndërsa treni pritet të mbërrijë në Prishtinë në ora 19:10.
Për sa i përket relacionit Prishtinë –Shkup, nisja do të bëhet në ora 07:10, ndërsa treni pritet të mbërrijë në Shkup në ora 09:52.