Site icon PORTALB

Skandali financiar, gjykata merr vendimin drastik për Michel Platinin

Michel Platini dhe Sep Blatter

Michel Platini dhe Sep Blatter

Problemet për Mchel Platinin nuk kanë të mbaruar, transmeton OraNews.

Ish-presidenti i UEFA-s në vitet 2007-2015, ka humbur apelimin në Gjykatën Europiane të Të Drejtave të Njeriut për heqjen e përjashtimit për 4 vite nga aktivitetet futbollistike. Platini akuzohet se ka përfituar 2 milionë dollarë nga ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater, për ta zëvendësuar këtë të fundit në postin e qeverisë së futbollit botëror në vitin 2015.

Ish-ylli i Juventusit në vitet ’80 ka humbur betejën ligjore për të hequr dënimin në 5 shkallë të gjyqësorit. Ai është gjobitur me 62.800 dollarë për dëmet që i ka shkaktuar futbollit.

Exit mobile version