Site icon PORTALB

Pendarovski-Sobotka: Integrimi është interes për stabilitetin e rajonit dhe Bashkimit Evropian’

Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut zhvilloi takim me kryetarin e Këshillit nacional të Parlamentit të Austrisë, Volfgang Sobotka, transmeton Portalb.mk.

Në takim u theksuan raportet bilateral ndërmjet dy vendeve, duke i vlerësuar si marrëdhënie të shkëlqyera.

“Presidenti Pendarovski shprehu pritshmërinë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të dy shteteve edhe më tutje, si një aspect I fortë në bashkëpunimin ndërshtetëror”, deklarojnë nga kabineti i presidentit.

Pendarovski theksoi mbështetjen e parezervë nga Austria për RMV-në në rrugën eurointegruese, duke e vlerësuar ‘interes për stabilitetin e rajonit dhe Bashkimit Evropian’.

Exit mobile version