Qendra regjionale për menaxhim me kriza njofton se nesër (e hënë) pa energji elektrike do të mbeten disa lagje të Karposhit dhe Gjorçe Petrovit.
Në periudhën prej orës 9-12 shfrytëzuesit e rrugëve Rafaello Batino, Kiçevska, 15 nëntori dhe Vele Markov të Gjorçe Petrovit do të mbeten pa energji elektrike.
Ndërsa në periudhën prej orës 10 deri në orën 11 banorët e lagjes Preseka të Karposhit do të mbeten pa furnizim me energji elektrike./Portalb