Site icon PORTALB

Indonezi, filmohet shpërthimi i vullkanit (VIDEO)

Ilustrim /Foto:AA

Mali Merapi, në ishujt Java të Indonezisë, ka shpërthyer këtë të martë duke ngritur një re pluhuri në gjashtë kilometra lartësi, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Vullkani shpërtheu në orën 05:22, dhe procesi vazhdoi për rreth 450 sekonda.

Autoritetet vendore kanë bërë thirrje që të mos afrohet askush në një rreze prej tre kilometrash rrotull vullkanit.

Ky është shpërthimi i dytë dhe më i fuqishëm për këtë vit. I pari ndodhi më 13 shkurt.

Reja e hirit vullkanik ka vështirësuar trafikun, duke ulur shikueshmkërinë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të ruajnë qetësinë pasi nuk ka arsye për të qenë vervozë.

Deri tani, shpërthimi nuk ka krijuar asnjë ndikim në jetën e nejrëzve që jetojnë rrotull vullkanit.

Exit mobile version