U publikuan pikat e shitjes për biletat e ndeshjes Maqedoni-Kosovë, mungojnë qytetet nga Tetova në Strugë

Federata e futbollit të Maqedonisë tashmë në shitje ka nxjerrë biletat e ndeshjes së Play-Off fazës së Evropianit 2020, Maqedoni-Kosovë që do të luhet më 26 mars, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja do të luhet në stadiumin”Todor Proeski” në Shkup, ndërsa biletat janë në shitje prej sot në këto pika të shitjes:

-Biletaria e stadiumit “Todor Proeski”, nga ora 10:00 deri në ora 18:00

-Globus, Ohër

-Bran, Prilep

-Kafiteria Koncept, Strumicë

-Kafiteria Simbol, Prilep

-Literatura, Manastir

-Shitorja Korzo, Negotinë

-Uni son, Veles

-Tobako Leni+, Gjevgjeli

-Libero Travel, Koçani.

Në pikat e shitjes mungojnë qytetet veri-perëndimore të Maqedonisë së Veriut, si Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, e qytete tjera.

Biletat për hyrjen në jug dhe veri do të jetë 300 denarë dhe 400 denarë.

Rregullat e FFM-së lejojnë që një person të furnizohet vetëm me një biletë, shoqëruar me letërnjoftim ose pasaportë.

“Informojmë gjithë tifozët dhe mbështetësit e reprezentacionit tonë që në ditën e ndeshjes, me vete të bartin dokumentet personale për identifikim, sepse në hyrjen e Arenës Nacionale para ndeshjes do të kontrollohen nga zyrtarët e Ministrisë për punë të brendshme”, deklarojnë nga FFM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button