Site icon PORTALB

U arrestua në Suedi i dyshuari për vrasjen e prindërve në Prizren (VIDEO)

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se është arrestuar në Suedi A.H., i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen “Ortakoll” në Prizren.

Sipas Prokurorise arrestimi i tij është bërë në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren, njofton Klan Kosova.

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim.

Exit mobile version