Site icon PORTALB

Shkollat do të furnizohen me dezinfektues, ndërsa Klinika me pajisje dhe kamera termale

Shkolla

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka angazhuar Ministrinë e shëndetësisë, Ministrinë e arsimit dhe pushtetin lokal për të marrë masa kundër përhapjes së viruseve, transmeton Portalb.mk.

Ministria e shëndetësisë u angazhua nga Qeveria për të furnizuar me dy kamera termale dhe paisje Klinikën për sëmundje infektive, si dhe furnizimin e pajisjeve personale mbrojtëse në institucionet shëndetësore.

Ndërkohë, Ministria e arsimit u angazhua nga Qeveria për shpërndarjen e dezinfektuesve me efekt mikrobiocid në gjithë shkollat.

Exit mobile version