Timonie: Franca me optimizëm e sheh raportin e KE-së për RMV-në

Franca me optimizëm e sheh raportin e Komisionit Evropian, por edhe metodologjinë për zgjerim si bazë inkurajuese për miratimin e vendimit për fillimin e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë e Veriut, ka theksuar ambasadori, Kristijan Timonie në takimin e sotëm me kryeministrin Oliver Spasovski, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministri në takim me Spasovskin tha se raporti mbaron me edhe një rekomandim për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe se ajo është rezultat i punës së përkushtuar dhe në periudhën e qeverisë aktuale, në të cilën janë mbyllur disa çështje të rëndësishme reformuese, në mesin e të cilëve edhe pakon e ligjeve për gjyqësor.

Kryeministri Spasovski ka shprehur falënderim deri te të gjithë që kanë marrë pjesë në procesin që të realizohen arritjet e konstatuara në raportin e Komisionit Evropian, veçmas të vendeve anëtare të BE-së dhe miqve të Maqedonisë të cilët e inkurajojnë sistemin e meritokracisë në vlerësimin e avancimit të vendeve kandidate për anëtarësim në BE.

Në takim është theksuar se raporti, bashkë me metodologjinë për zgjerimin i jep procesit të bisedimeve dhe të anëtarësimit në BE kredibilitet dhe paraqet porosi të mirë për rajonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button