“Të bashkuar për një qëllim në mbrojtje të Kushtetutës. Të kesh demokraci është zgjedhja jone te mbrosh demokracinë është detyra jonë”. Manifestimi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit nisi me fjalimet e personaliteteve të njohura të cilët janë renditur krah presidentit të shtetit, Ilir Meta: Ledio Bianku, Agim Nesho, Bujar Kapexhiu, Kristian Demaj, Edmond Budina, transmeton OraNews.
Mijëra qytetarë mbushën bulevardin me flamuj e lule mimoza për të mbrojtur Kushtetutën. Kreu i shtetit në shenjë solidariteti bëri shenjen e shqiponjës dhe u përul para manifestuesve.
Ora News përcjell live të gjitha zhvillimet, me live stream si dhe me raportimet e gazetarëve tanë në terren.
Ilir Meta shpërndan parlamentin: Une i pari ne luftën kunder grushtit te shtetit: Vdekje grushtit te shtetit!
Presidenti Ilir Meta po mban fjalën.
Kur institucionet bien, ngrihet populli! Ta dëgjojnë mirë puçistët vendas
Ilir Meta: “Presidenti ulet ne gjunje vetem para popullit dhe flamurit kuq e zi. Ta degjojne mire pucistet vendas dhe organizata nderkombetare mafioze qe kerkon te shkaterroje sovranitetin dhe Kushtetuten tuaj. Kur institucionet bien ngrihet populli. Dhe populli nuk futet ne xhep si parate e oligarkeve.
Personalitete te njohura treguan arsyen pse u renditen krah presidentit Ilir Meta në këtë kauzë. Pikërisht mbrojtja e Kushtetutës dhe e Gjykatës Kushtetuese.