Site icon PORTALB

Putin: Rusia nuk bën përgatitje për të luftuar

Vladimir Putin

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Rusia nuk bën përgatitje për të luftuar me askënd, dhe se janë duke u munduar të realizojnë kushtet e nevojshme që askush mos të mendoj për luftën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Putin në intervistën për TASS, dha deklarata në lidhje me prodhimin e armëve.

Ai tërhoqi vëmendjen në fuqinë e ushtrisë ruse. “Nuk bëjmë përgatitje për të luftuar me askënd. Gjithashtu mundohemi të krijojmë kushtet e nevojshme që askush mos të mendojë për idenë e luftës”, tha Putin.

Presidenti rus tha se vendi i tij për herë të parë në histori prodhoi armë që nuk ka në botë. “SHBA mundohet të arrijë tek ne në lidhje me armët. Kjo asnjëherë nuk ka ndodhur në histori”, u shpreh ai.

Putin gjithashtu rikujtoi se është duke përfunduar Marrëveshja për Zvogëlimin e Armëve të Reja Strategjike (New START) që u nënshkrua mes SHBA dhe Rusisë në vitin 2010, duke theksuar se  duhet rinovuar kjo marrëveshje.

Ai theksoi se duhet të rruhet ekuilibri në aspektin strategjik.

Exit mobile version