Site icon PORTALB

Aksident i rëndë në Kumanovë, një person e humbi jetën, një u lëndua

Policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë

Një person e humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur sot në mëngjes në Kumanovë, kumtuan nga Ndihma emergjente Kumanovë.

Nga ndihma emergjente shtojnë se personi i lënduar është transferuar për mjekim në klinikat e Shkupit, transmeton MIA.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në afërsi të tregut rajonal.

Nga SPB Kumanovë konfirmuan se ka ndodhur një aksident dhe paralajmëruan informacione plotësuese gjatë ditës.

Exit mobile version