Site icon PORTALB

Ngjela: Marrëdhëniet Kosova-Shqipëri nuk janë të mira, fajin e ka Rama

Spartak Ngjela

Spartak Ngjela

Marrëdhëniet jo të mira mes Kosovës dhe Shqipërisë janë për faj të kryeministrit Edi Rama. Avokati Spartak Ngjela tha se Rama ndjen inferioritet ndaj Albin Kurtit.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Ngjela foli edhe për minishengenin, për të cilin tha se është bërë për të nënshtruar Kosovën.

Spartak Ngjela: Nuk janë të mirë, nuk kanë qenë të mira dhe është faji i kryeministrit shqiptar. Ndjen inferioritet ndaj Albin Kurtit. Kompleksi i inferioritetit është gjëmë në politikë. Kuptohet ky është më i aftë, artikulohet. Kurti artikulohet më mirë politikisht, është më i mprehtë, është brenda vizionit dhe interesit kombëtar, është shumë i aftë.

Minishengenin nuk e pranon Kosova, minishengeni është bërë për të nënshtruar Kosovën, Kosova nuk e pranoi. Çfarë do bëjnë?! Minishengeni kur të dalin faktet historike, nuk është në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Avokat Spartak Ngjela ka mbështetur idenë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Spartak Ngjela: Mua mu duk i saktë dhe mu bë qejfi që BE ishte me Albin Kurtin. Kosova është nisur të hyjë në BE bashkë me Shqipërinë, të tjerët të rregullojnë trajektoren. Si me ndërrimin e territoreve. Tha Merkel nuk ka ndërrim territore, rregulluan të gjithë trajektoren. Është Gjermania këtu në funksion të të ardhmes në BE. 

Ngjela vlerësoi vizitën dhe qëndrimin e kryeministrit Rama në Moskë, ndërsa tha se Rusia është armiku kryesor dhe historik i Shqipërisë.

Spartak Ngjela: Rusia është armiku kryesor historik i Shqipërisë. Na ka marrë 2/3 e territorit. Ai është armiku shekullor i shqiptarëve. Ka media këtu që i paguan. Nuk e di kush janë, por të dhënat që ma kanë ardhur këtu janë se ai paguan nga të gjitha anët. Por nuk ia del dot. Edhe këtij kështu i tha, jeni të dominuar hajdeni nga unë. Unë pashë si e priti politika amerikane, ne jemi me BE dhe Uashingtonin.

Exit mobile version