Për nëntë muaj janë ngritur kallëzime penale kundër 54 punonjësve në MPB
Brenda tre ditësh, MPB ka arrestuar dy policë për marrje të ryshfetit. Sipas të dhënave më të fundit të MPB-së, për nëntë muaj vitin e kaluar janë ngritur kallëzime penale kundër 54 punonjësve të asaj ministrie, transmeton Meta.mk, përcjell Portalb.mk.
MPB ka thënë se ka arrestuar një polic trafiku nga Shkupi për shkak se ka marrë 6.000 denarë për të mos ndëshkuar një qytetar për një shkelje në trafik.
“Departamenti për çrrënjosje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur kallëzim penal kundër B.Xh., nëpunës i policisë në Njësinë për siguri në trafikun rrugor, SPB Shkup, për shkak të ekzistimit të bazës për dyshim se ka kryer vepër penale “marrjes së ryshfetit”, sipas nenit 357 paragrafi 1 i KP të RMV”, ka njoftuar MPB. Polici është arrestuar dhe paraburgosur për 30 ditë.
Dy ditë më parë, Departamenti i kontrollit të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale ka parashtruar kallëzim kundër një polici nga stacioni i policisë në Rankovcë, i cili gjithashtu ka kërkuar ryshfet për shkelje në trafik. Edhe ky polic është arrestuar dhe është paraburgosur. MPB theksoi që për dy oficerët e policisë, Departamenti i kontrollit të brendshëm “do të ngritë procedura para komisionit kompetent për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore”.
Sipas të dhënave më të fundit të azhurnuara në MPB, policia vitin e kaluar nga janari deri në shtator kundër, ka ngritur kallëzime penale kundër 54 punonjësve të ministrisë që dyshohet se kanë kryer 76 krime. Më së shumti të dyshuar, 22, kanë qenë nga Sektori për punë të brendshme Shkup, ndërsa me 10 të raportuar pason SPB – Kumanovë.
Ndërsa, më së shumti vepra penale janë regjistruar në MPB në Tetovë – 26 vepra penale.
Punonjësit e MPB-së nga janari deri në shtator të vitit të kaluar janë raportuar më shpesh për “shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”, me 15 vepra të regjistruara penale, “falsifikim të dokumentit”, 14 vepra penale dhe “përdorim të dokumenti me përmbajtje jo të vërtetë”, 11 vepra penale.