Site icon PORTALB

Qeveria e shkarkoi edhe bordin e Trepçës

Trepça

Qeveria sot ka mbajtur një mbledhje ku është shfuqizuar bordi i ndërmarrjes Trepça.

Gjatë mbledhjes është thënë se drejtorët kanë shkelur detyrat e tyre duke mos vepruar me ndershmërinë më të lartë karshi institucionit, njofton Klan Kosova.

“Me 24 shtator 2019, Trepça ka shpallur konkurs për 220 punëtorë të rinj. Ne krye të listës është vënë një kandidat që nuk e ka kaluar testin me shkrim. Banorët kanë protestuar lidhur me këtë gjë. Andaj, i propozoj Qeverisë t’i shkarkojë gjashtë drejtorët”, ka thënë ministrja Hajdari.

Exit mobile version