Site icon PORTALB

Kinë, numri i të vdekurve nga koronavirusi u rrit në 2.790

Virusi Korona

Virusi Korona, ilustrim

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë së Kinës ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga përhapja e koronavirusit të ri në Kinë është rritur në 2.790, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga komisioni kanë njoftuar se në 24 orët e fundit nga koronavirusi kanë humbur jetën 44 persona ndërsa janë regjistruar 327 raste të reja të infektimit, duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 78.824.

Komisioni gjithashtu ka informuar se 7.952 persona janë në gjendje kritike.

Nga 44 rastet e fundit të vdekjeve, 41 janë regjistruar në provincën Hubei që është epiqendra e përhapjes së koronavirusit ndërsa dy raste janë regjistruar në Pekin dhe një në rajonin autonom Xinjiang.

Rreth 65.225 persona aktualisht janë nën kujdesin mjekësor ndërsa numri i pacientëve të liruar arrin rreth 36.117.

Jashtë Kinës, ka 93 raste të regjistruara në Hong Kong dhe 10 të tjera në Makao.

Exit mobile version