Site icon PORTALB

Ndalohet hyrja te Klinika për sëmundjet e fëmijëve në Shkup

Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve

Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve

Klinika për sëmundjet e fëmijëve informoi se do të ndalohen vizitat e qytetarëve te pacientët që gjenden në Klinikë, transmeton Portalb.mk.

Nga sot është e ndaluar vizita te pacientët që shërohen në Klinikën për sëmundjet e fëmijë, për shkak rrezikut të shpërndarjes së virusit korona. Theksohet se ndalesa vlen edhe për prindërit e fëmijëve që po shërohen.

“Fuqimisht është e ndaluar vizita te pacientët e vegjël. I lusim prindërit e fëmijëve që janë të strehuar, të kenë mirëkuptim për këtë vendim, të mos insistojnë të hyjnë, sepse shëndeti dhe siguria e fëmijëve më e rëndësishme se gjithçka”, deklarojnë nga Klinika.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë sot konfirmoi se është regjistruar rasti i parë i virusit korona në Maqedoninë e Veriut.

Exit mobile version